Shpati dhe Sheila, bashkë sepse janë “single”?
Këngëtari Shpat Kasapi prej disa muajsh është “single” pasi njoftoi se është ndarë me këngëtaren Afërdita Dreshaj dhe ende nuk ka bërë me dije ndonjë lidhje të re përsa i përket jetës private. Në rrjetet sociale qarkullojnë foto teksa ai shoqërohet kohët e fundit me këngëtaren, Sheila Haxhiraj. Nuk dihet nëse shoqërimi i tyre ka të bëjë me ndonjë marrëdhënie të thjeshtë miqësore apo diçka më shumë, duke qenë se edhe Sheila është e deklaruar “single”.