Shpenzimet për lindjen e bebit, Meghan Markle kryeson listën

Meghan Markle dhe Prince Harry janë në krye të listës për shpenzimet e lindjes së vajzës së tyre. Dy anëtarët e familjes mbretërore u bënë prindër të një vajze në spitalin Santa Barbara Cottage të Lon Anxhelesit.

Paketat e lindjes së një fëmije në këtë institucion fillojnë nga 20.000 dollarë. Nuk është çudi që çifti zgjodhi pikërisht këtë spital. Përveçse ndodhet 10 minuta larg rezidencës së tyre në Montecito, ofron shumë opsione luksi.

Pacientët mund të porosisin shërbim në dhomë dhe të hanë çfarë të duan nga minibari, i cili është i mbushur me gjithçka. Meghan përdori edhe vaskën me hidromasazh për hidroterapi përpara lindjes. Dhomat kanë një verandë dhe janë të pajisura me teknologjinë më të fundit.

Princi Archie lindi në spitalin e Portland, ku lindja kushton të paktën 10.000 dollarë. Në këtë spital kanë qenë edhe yje si Sarah Ferguson apo Victoria Beckham.

SHKARKO APP