Shpërthen Cardi B: Nuk dua fëmijë të dytë, po ngela shatzënë do ju mallkoj!
Ka pak javë që i ka dhënë jetë fëmijës së saj të parë, Cardi B tashmë është nëna e një vajze të cilën e ka quajtur Kulture. Por megjithëse me detyrë të re, reperja e njohur ruan po të njëjtin sens humori si më parë.

Cardi, e cila ka thyer plot rekorde historike në karrierën e saj, ka përfituar nga koha kur Kulture ishte në gjumë për t’u kthyer përgjigje pyetjeve të fansave në Twitter.


Mesa duket, ajo që i kuriozon më shumë fansat nuk është rikthimi i saj në skenë, por kur të të nisë fëmijën e dytë. Aq shumë pyetje ka marrë Cardi për fëmijën e dytë sa në një moment shpërtheu dhe tha: “nëse ngel shtatzënë do t’ju mallkoj!”

Është e ditur që këngëtarja ka një sens humori të pashoq, por ndoshta kësaj rradhe e kishte seriozisht. Nëse nuk duam të na zërë mallkimi i Cardit, nuk duhet të flasim më për babin numër 2.
KOHA JONË SONDAZH

