Shpërthen sociologia e njohur ndaj Mamaqit: Lojë e ndyrë, injoranca promovohet si vlerë

Nuk kanë munguar kritikat e shumta ndaj moderatorit Ermal Mamaqi, ku në natën e fundit të ndërrimit të viteve ishte e ftuar edhe Linda Morina, një personazh i njohur tashmë nga gjithë shqiptarët.

Sociologia e njohur nga Kosova, Sibel Halimi, e ka konsideruar një keqpërdorim që Ermali u bënë njerëzve me probleme për popullaritet e emisionit.

 Reagimi i saj i plotë:

“Tallja me Linda Morinën ka filluar t`i tejkalojë kufijtë territorial të Kosovës. Këtë më së miri e tregon përfshirja e saj në televizionet e Shqipërisë. E vetmja mysafire nga Kosova në emisionin “Xing me Ermalin” (pavarësisht nëse të tjerë të ftuar kanë anuluar pjesëmarrjen), ishte Linda. Kjo është lojë e ndytë e televizioneve që asnjëherë nuk bëjnë përpjekje për ta emancipuar shoqërinë dhe individin, por me perfiditetin më të lartë shfrytëzojnë injorancën, të cilën e promovojnë si vlerë!”.

SHKARKO APP