“Shpresoj të plakemi bashkë”, Blero publikon foton e parë me bashkëshorten
Blero dhe Afrona ditën e sotme mbushin 6 vite së bashku. Dhe këngëtari për ta festuar publikoi foton e tyre të pare, të cilën e ka shoqëruar edhe me një status shumë emocionues. Ai shkruan se Afrona është gjysma e tij më e bukur dhe shpreson të plaken bashkë.
“Foto jonë e parë bashkë sot 6 vjet më parë. Urime 6 vjetorin gruaja ime. Nga ajo dit jam njeriu më i lumtur në botë. Ti je gjysma ime e bukur më e bukur. Ti je shembulli i një njeriu shpirtpaq dhe përplot dashuri. Jam i bekuar me ty ❤️. Të Dua gruaja ime dhe jam krenar me ty çdo ditë. Shpresoj të plakemi bashkë ??❤️ “- shkruan këngëtari në Instagram.