Shqipëria 19 vite në Eurovision, ”Suus” i Rona Nishliut ende në fron. A do kalojë Ronela Hajati?

Sonte është nata e parë e Eurovisionit, dhe Shqipëria me Ronela Hajatin do ta çeli festivalin. Artistja është kthyer në më të komentuarën e këtij edicioni, dhe do të ketë një performancë shumë energjike, si kurrë më parë në këtë festival artistët shqiptarë.

Që nga 2004 deri 2022, Shqipëria është përfaqësuar nga 19 artistë, nga të cilët 12 kanë arritur që të shkojnë në finale dhe 7 prej tyre jo.

Rezultatin më të mirë, vendi ynë e ka pasur me Rona Nishliun, me kënë “Suus”, duke u renditur në vendin e pestë. Pritet për t’u parë nëse Ronela Hajati me këngën ”Sekret” në çfarë vendi do të renditet.

SHKARKO APP