Shqipëria në finalen e Eurovisionit, Ardit Çuni: M’u grisën pantallonat nga kërcimi, pati shumë ovacione nga grupi serb

Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e siguroi biletën për finalen e Eurovisionit më 22 maj. Ardit Çuni është pjesë e delegacionit shqiptar, në funksionin e menaxherit tregon për ”Shqipëria live”, emocionet e mbrëmjes dhe përshkroi entuziasmin e të gjithëve kur u thirr emri i Shqipërisë, si i pari vend që kualifikohet nga nata e dytë gjysmëfinale.

“Pamë një kamer të na afrohej, aty mendova se mund të ishim të parët. Emocionet ishin shumë të mëdha. Kam grisur pantallonat duke kërcyer nga gëzimi. Atë moment, kemi pasur mbështetjen e Zvicrën nga pas, u ngritën dhe ata në këmbë”.

Zvicra përfaqësohet nga këngëtar shqiptar, Gjon, kënga e të cilit është pëlqyer dhe vlerësuar nga juria dhe që po ashtu hyri në finale. Çuni shton edhe se Serbia i’u bashkua festës tonë. ”Kemi pasur ovacione të jashtëzakonshme nga delegacioni serb. Ne bëjmë muzikë, të tjerat ia lemë politikanëve”.

 

SHKARKO APP