Shqipëria u kualifikua në finale, Albina reagon për herë të parë mes emocionesh
Albina Kelmendi ka reaguar për herë të parë pasi mbrëmjen e djeshme ajo dhe familja e saj çuan Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovisionit.
Këngëtarja është shprehur shumë e emocionuar. “E kam zemren plot! Emocione unike e shume te medha! E dija, ju kam ndjere qe jeni me mua qe nga Dhjetori e deri me sot. Kam besuar qe bashke do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashke drejt finales, me ju te shtunen plot krenari e sukses! Ju dua”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se finalja e madhe do të mbahet të Shtunën.
View this post on Instagram