“Shqipet në Romë”, Ledri dhe Strakosha bëhën bashkë në Itali
Ledri Vula ndodhet në Itali, ku ka patur rastin të takohet me bashkëkombasin e tij, portierin e Lazios, Thomas Strakosha. Reperi dhe portieri i kombëtares shqiptare kanë bërë edhe një fotografi të përbashkët që e kanë postuar për fansat e tyre në rrjetet sociale.
“Gladiatorët”, e ka përshkruar Ledri fotografinë e përbashkët të publikuar në profilin e tij në Instagram.
Të njëjtin imazh e ka publikuar edhe portieri shqiptar me përshkrimin: “Shqipet në Romë”.