“Shqiponjat” kudo në Eurovizion (FOTO)
Ashtu siç u priste, Eugent Bushpepa e ka ndezur zjarr skenën e Eurovision-it në Lisbonë të Portugalisë. Një zë brilant, dhe një skenografi e zjarrtë, bëri që kënga ”Mall” të marrë duatrokitje pa fund.
Ndriçimi i skenës alternohej mes blusë së thellë dhe të kuqes. Në momente të caktuara, gjithçka errësohej për t’i dhënë më shumë vëmendje këngës. Notat e larta Bushpepa i arriti mrekullisht pa u munduar, s’kishim dyshime. Siç u tha dhe më herë, kënga u performua në shqip.
Faqja zyrtare e “Eurovision” në Instagram ka publikuar foto të çdo konkurrenti deri tani në këtë festival muzikor. Para garës , Eugenti bashkë me grupin shoqërues kanë bërë simbolin e shqiponjës, si edhe për t`i uruar vetës fat në këtë konkurrim. Dhe Eugenti mesa duket ka pasur fat.
Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në këtë gjysmëfinale të parë. Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistët Erinda Agolli e Greta Radovani.
https://www.instagram.com/p/BihyJlfFFhl/?taken-by=eurovision
KOHA JONË SONDAZH

