Shqiptari që ”fluturon” në Instagram! Eddy kërcen i lirë (VIDEO)
Rrjetet sociale nuk kanë më funksionin e ”vjetër”, sot janë një vend pune i mirëfilltë. Me miliona njerëz kanë arritur të krijojnë një imazh që merr përfitime nga këto platforma, specifikisht nga Instagram. I tillë është edhe shqiptari, Eduard Markaj që jeton në Zvicër.
Pasionin e tij për ”BrakeDance”, ai ka nisur ta reklamojë që në vitet 2012, e sot ka korrur mjaft suksese. Pjesëmarrje në sfida, në emisione të ndryshme, e kanë bërë të riun një personazh shumë të dashur në rrjete sociale. Pjesëmarrja në arena ku tema kryesore është kërcimi, e kanë bërë Eduardin një prej kërcimtarëve më të kërkuar dhe më të ndjekurit.
Ai është i lirë, dhe një shpirt i lirë artin e tij e zhvillon kudo. Sa në det, në shkretëtirë, në qendra urbane e në palestër, Eduardi e përcjell mesazhin e lirisë përmes kërcimit të tij. Lëvizjet e tija të ”BreakDance”, nuk analizohen lehtë, janë shumë të realizuara dhe mjaft interesante në të njëjtën kohë.
Fjalët e tepërta për Eduardin nuk shkojnë, ndaj ndiqni disa nga lëvizjet që e kanë bërë Instagramin e tij të ”fluturojë”.
https://www.instagram.com/p/BfwGZqQh1Py/?taken-by=eddymarkaj
https://www.instagram.com/p/BaQ3aZeDbUC/?taken-by=eddymarkaj
https://www.instagram.com/p/BXIivAoDEjH/?taken-by=eddymarkaj
https://www.instagram.com/p/BYId9AZDltj/?taken-by=eddymarkaj
KOHA JONË SONDAZH

