Shtatzënia apo kirurgu?! Beyonce reagon ndaj spekulimeve për “zmadhimin e buzëve”

Fotot e fundit të Beyonce-s shtatzënë, kanë ngritur pikëpyetje për pamjen e këngëtares së njohur. Ajo është akuzuar se ka kryer operacion buzët dhe është sulmuar ashpër nga ndjekësit e saj nëpër rrjetet sociale.
Ndërkohë stafi i Beyonce ka dënuar spekulimet se diva e muzikës, e cila është në pritje të dy binjakëve ka bërë ndërhyrje në buzë. Përfaqësuesja e saj, Yvette Noel-Schure, thotë se shkak i fryrjes së buzëve të këngëtares është bërë shtatzënia shkruan Daily Mail.

“A e dini ju që përveç shtimit në peshë ka ndryshime dramatike dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke rritur qarkullimin që shkakton ënjtje? A e dini se shpesh mishrat e dhëmbëve ënjten? A e dini që ndonjëherë prek dhe të folurën tonë, aftësinë për të pasur vëmendje dhe shumë gjëra të tjera?”, ka thënë ajo.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z së shpejti do të bëhen prindër të dy fëmijëve binjakë. Çifti i njohur ka edhe një vazë, 5-vjeçarja Blue Ivy.

 

SHKARKO APP