Shuajnë thashethemet për përçarje, Skivi dhe Getoar Selimi paralajmërojnë bashkëpunim
Labeli “Babastars” kanë qenë shumë të përfolur në mediat vendore së fundmi.
U përfol se brenda grupit janë krijuar përçarje, ndërsa u influencuan disa prej emrave të reperëve të njohur.
Mirëpo lidhur me ngjarjen nuk pati reagime, dhe të gjithë zgjodhën heshtjen.
E kjo heshtje mesa duket do të mbarojë me “zhurmë” për shkak se dy prej reperëve të njohur të këtij labeli kanë paralajmëruar se së shpejti do të vijnë me bashkëpunim.
Bëhet fjalë për Getoar Selimin dhe Skivin, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar edhe titullin e këngës së re.
“Bisha me do koka” titullohet kënga e tyre e re, e cila po punohet nga Getoar Selimi në muzikë, dhe tekstin janë duke e bërë të dy së bashku.