Shuhet ylli i hitit “I Am Woman”

Helen Reddy, këngëtarja e himnit feminist të viteve ’70, “I am Woman”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmin e hidhur e bënë me dije fëmijët e saj, përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruanin:

Me trishtim të thellë njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, pasditen e 29 Shtatorit 2020 në Los Angeles. Ajo ishte një nënë e mrekullueshme, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e respektuar.”

Këngëtarja australiane ishte e njohur edhe për “Delta Dawn” dhe “Ain’t way way to Treat a Lady”. Një film biografik të karrierës së saj, nga një nënë beqare në një artiste hitesh u transmetua muajin e kaluar.

LOS ANGELES, CA – JANUARY 31: Actress Helen Reddy arrives at the 2015 G’Day USA Gala Featuring The AACTA International Awards Presented By QANTAS at the Hollywood Palladium on January 31, 2015 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Tilda Cobham-Hervey interpreton si Reddy si dhe përmban një këngë të re nga mbesa e saj, Lily Donat. “I am woman” u publikua në vitin 1971. Në 1973 Reddy fitoi Grammy-n e saj të parë për këtë këngë, ndërsa u nominua për një tjetër çmim Grammy në 1976-ën.

SHKARKO APP