Shuma marramendëse që Rita Ora ka shpenzuar për manikyr
Manikyri është bërë pjesë e pandashme në dukjen e të gjitha grave dhe vajzave.
Duke konsideruar që është edhe një mirëmbajtje që nuk kushton shumë, të gjitha vajzat pothuajse gjatë gjithë vitit kujdesen që thonjtë e tyre të jenë në formë e me dizajnë nga më të ndryshmet.
Por, ju ndoshta nuk e keni menduar asnjëherë që disa nga yjet botërore shpenzojnë shuma marramendëse vetëm për dizajnimin e thonjve.
Modelja Gigi Hadid në paraqitje e saj në MET Gala 2016, kishte realizuar një manikyr që kushtonte hiq më pak së rreth 2745 dollarë.
Ndërkohë, Kelly Osbourne, kishte shkaktuar debat tejet të madh te fansat kur disa vite më parë kishte harxhuar plot 340 mijë dollarë për një manikyr.
Vëmendje në këtë aspekt së fundmi ka marrë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. Në eventin MTV Video Music Awards 2014, ajo kishte harxhuar plot 70 mijë dollarë.
“Ky manikyr i saj ishte punuar me merimanga me diamante dhe fjongo të kuqe me rubin”, duke iu përshtatur fustanit të kuq glamuroz që ajo kishte veshur në këtë mbrëmje.
Kjo është një nga shumat e mëdha që Rita ka shpenzuar për dukje më të cilën është e lidhur fort.