Shuplaka në çmimet ”OSCAR”, Will Smith: Më vjen turp nga vetja

Aktori Will Smith i është rikthyer skenës së ai dha në çmimet ”OSCAR”. Aktori ka postuar një video, ku i kërkon sërish falje Chris Rock-ut për shuplakën që i dha.

“E kalova cakun dhe gabova. Më vjen turp dhe veprimet e mia nuk janë të burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”, deklaroi protagonisti i ngjarjes.

“Kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që m’u kthye ishte se ai nuk është gati të flasë me mua, por kur të jetë, ai do më kontaktojë. Unë të kërkoj falje Chris. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu kur të jesh gati për të folur”.

Në videon e publikuar në YouTube, Smith shpjegoi se gruaja e tij Jada nuk i kishte kërkuar të vepronte pas shakasë kontroverse që bëri Chris Rock me alopecinë e saj.

SHKARKO APP