Shuplaka në ”Oscar 2022”, aktorit Will Smith mund t’i hiqet çmimi. Reagon Akademia e Filimit
Shuplaka në ”OScar 2022” ndaj Chris Rock mund t’i kushtojë Will Smith çmimin si “Aktori më i mirë”. Pas një batute që komediani bëri ndaj gruas së aktorit, për flokët e rëna, ndodhi edhe shuplaka që është kthyer në lajm botëror.
Pasi e gjuajti me shuplakë, Smith i drejtohet duke i thënë që të mos e përmendi emrin e gruas së tij. Komediani preku një problem familjar, ndonëse pa dashje.
Akademia ka dhënë reagimin e parë zyrtar pas ngjarjes. “Akademia nuk e toleron dhunën në asnjë lloj forme. Ne jemi të lumtur të festojmë për triumfuesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga dashamirësit e filmit në mbarë botën”.