Si dukej Bebe Rexha në fillimet e saja në muzikë (Foto)
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.
Gjithashtu këngëtarja është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku i mban të përditësuar ndjekësit e saj.
Dhe ditën e djeshme ajo ka publikuar një kolazh me foto të saja kur ajo ishte në fillimet e karrierës së saj.
E ndërsa kemi kohë që këngëtaren e shohim me flokë të shkurtër dhe bjond në fillimet e saja ajo shfaqet krejt ndryshe.
Me flokë të zeza dhe të gjata dhe ca kilogram më pak Bebe duket shumë ndryshe nga ajo që ne e shohim tani.