Si reagoi familja kur pa skenën e “varrosjes”, këngëtari shqiptar rrëfen makthet pas xhirimit të klipit
“Dritat”, kënga më e re e publikuar pak ditë më parë nga Ylli Limani dhe 2po2, nuk ka shkuar si çdo klip tjetër me të cilin këngëtari është mësuar tashmë. Kantautori i njohur, pas disa këngëtarëve të suksesshme, së bashku me produksionin e këngës, vendosën që këtë herë të vinin në një stil të ri, pa më të guximshëm e më “të rrezikshëm”. Edhe me klipin e këngës, madje, u mendua që të guxohej pak më shumë.
Projekti në bashkëpunim me 2po2 është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarëve dhe nga kolegët e tyre artistë, por në prapaskena, siç ka treguar Ylli, nuk ka shkuar çdo gjë mirë.
Një prej skenave më të sikletshme ishte ajo e “varrosjes” së këngëtarit në klip, e cila jo vetëm që nuk i pëlqeu aspak familjes së Yllit, por pati pasoja për disa ditë edhe tek ai vetë.
Ylli tregon për Prive se ka pasur frikë në momentin e regjistrimit të skenës, por edhe në fazën e post produksionit ka përjetuar makthe. Ndiqeni rrëfimin e tij.