Si rrallëherë, Britney Spears publikon foto me dy djemtë e saj
Këngëtarja e njohur, Britney Spears ka publikuar një foto të rrallë krah dy djemve të saj Jayden 14 vjeç dhe Sean Preston 15 vjeç, të cilët erdhën në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Kevin Federline.
Djemtë shfaqen të dy maska, ndërsa Britney duket më krenare se kurrë për ta.
“Sa shpejt fluturon koha. Djemtë e mi janë të rritur tashmë. Jam shumë krenare për ta sepse janë të sjellshëm dhe zotërinj të vërtetë. Diçka mesa duket e kam bërë siç duhet”, ka shkruar ajo krah fotove.
KOHA JONË SONDAZH



