Si sot 41 vite më parë, u shënua ”dasma e shekullit”

Janë 25 vite nga ikja e saj, por vijon të jetë Princesha më e komentuar. Lady Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat e njerëzve. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve, edhe pse u bënë 25 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën.

41 vite më parë, pikërisht më 29 korrik të vitit 1981 të gjithë i kishin sytë te Lady Diana. Ajo shkoi në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles është konsideruar si “dasma e shekullit”.

Në kongregacionin në Katedralen e Shën Palit morën pjesë 3 500 veta, ndërsa 750 milion të tjerë e ndoqën ceremoninë e dasmës së tyre në mbarë botën, sipas shifrave të BBC për transmetimin “live” në 74 shtete. “Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”,-ka thënë Diana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fustani i nusërisë ishte i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha, edhe ato të fryra dhe jakë me frudë. Ai u krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel, dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kushtonte 9000 paund. Kurora që Diana mbajti në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer. Diana vijonte të punonte si edukatore kopshti në “Young England Kindergarten”, Pimlico.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?