Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav mëson të vërtetën, ai nuk shkon në dasmë, ja ç’do ndodhë të hënën
Kushi është në merak për dasmën dhe fillon bën përgatitjet. Edhe familja Raizada të gjithë fillojnë të bëhen gati për dasmën. NK pyet nëse e kanë sjellë kalin pasi sipas traditës më i vogli duhet të vijë në dasmë me kalë bashkë më dhëndrin. Anxhali i thotë se do shkojnë me makinë se është dasmë moderne. Nga ana tjetër Garima i jep Kushit byrzylykë dhe e falenderon që e ka pranuar si mamanë e saj.
Ato qajnë dhe përqafohen. Kushi telefonon Arnavin por NK nuk i jep telefonin Arnavit. Më pas Arnav flet me Kushin. Ajo i thotë të vijë në kohë. Gjyshja nuk është bërë gati për dasmën dhe i thotë Arnavit se do të flasë me të. Arnav i thotë se duhet të shkojë tek Kushi. Gjyshja i thotë se pasi të mësojë të vërtetën atij do i duhet të vendosë nëse kjo dasmë do bëhet apo jo.
Arnav i thotë se nuk do ta dijë përderisa kjo e vërtet mund ta ndajë atë nga Kushi. Gjyshja i tregon foton e Garimas dhe i thotë se ajo është përgjegjëse e vdekjes së prindërve të tij. Arnav nuk mund ta besojë. Gjyshja e pyet nëse do martohet me Kushin pas kësaj të vërtete? Arnav është i shastisur dhe nuk flet shkruan revistawho.com.
Ndërkohë të gjithë po presin për Arnavin jashtë. Arnav mendon për incidentin e prindërve dhe më pas për natën që kaloi me Kushin. Gjyshja shkon në dasmë me makinë dhe të gjithë gëzohen pasi mendojnë se është Arnav. Por kur shohin gjyshen habiten dhe pyesin ku ndodhet Arnav. Gjyshja sheh Gariman dhe buzëqesh.
“Pas asaj që i bëre familjes sime si mund të mendosh se kjo martesë do ndodhte. Si mund të mendosh që pas asaj dhimbje që na shkaktove unë do të lërja të gëzoje?” –i thotë gjyshja Garimas. Të gjithë janë të hutuar dhe nuk po kuptojnë asgjë përveç Shamit i cili është shumë i gëzuar.
Kushi pyet gjyshen çfarë ndodhi dhe ajo i thotë të pyesë mamanë e saj revistawho.com. Garima pyet gjyshen pse e gënjeu dhe gjyshja i thotë se donte ta lëndonte ashtu siç ajo e lëndoi kur prindërit e Arnav kryen vetëvrasje.
Anxhali dhe Kushin fillojnë pyesin Gariman dhe gjyshen. Gjyshja thotë se Garima është gruaja që kishte lidhje jashtëmartesore me babain e Arnavit. Të gjithë habiten. Kushi thotë se kjo është gënjeshtër dhe s’mund të jetë e vërtetë. Anxhali shkon tek Garima dhe i thotë pse ja bërë këtë mamasë sime.
Garima i lutet Kushit ta besojë se ajo nuk e dinte që babai i Arnavit ishte i martuar. Gjyshja i thotë se Garima e dinte dhe se e bëri me qëllim sepse është një femër e ulët. Kushi nxehet dhe i thotë gjyshes mos t’i flasë kështu mamasë së saj.
Kushi thotë se e beson që Garima nuk e ka ditur që babai i Arnavit ka qenë i martuar. Kushi dhe Pajal mbrojnë Gariman ndërsa gjyshja thotë se është faji i saj që Arnav dhe Anxhali janë jetimë./revistawho