“Sikur e kapi dikush për dore”, zbulohen momentet e fundit të Princ Philip në këtë botë

Nusja e djalit të Mbretëreshës Elizabeth, Sophie, Kontesha e Wessex ka treguar së fundmi momentet e fundit të Princit Philip. Sophie u tregoi gazetarëve pasi ndoqi shërbesën në kishë se Duka i Edinburgh-ut u largua në mënyrë shumë paqësorë.

“Ishte gjëja më e drejtë për të. Ndodhi butë butë. Ishte sikur e kapi dikush për dore dhe u largua. Gjithçka në paqe të plotë. Këtë do të donin të gjithë, apo jo?”, pohoi ajo.

Sophie shtoi se Mbretëresha Elizabeth ka qenë e mahnitshme me fortësinë e saj gjatë këtyre ditëve. Duka i Edinburgut u nda nga jeta në Kështjellën Windsor, ku ai kishte kaluar shumicën e kohës vitin e fundit për shkak të izolimit nga Covid-19. Funerali i tij do të zhvillohet të shtunën, në 17 Prill në kishën St George në Kështjellën Windsor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?