Silva Gunbardhi tregon raportin me vjehrrën: Po e mërzite, nuk je më djali im

Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike, Silva Gunbardhi ka qenë ditën e djeshme ka qenë ftuar në programin ‘E diell’ ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh rreth jetës private. 7 vjet më parë, pas një kohë të gjatë si shokë e bashkëpunëtorë në muzikë, Silva Gunbardhi dhe partneri i saj, Dafi, vendosën që të hedhin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.

Teksa është pyetur se çfarë marrëdhënie gëzon me vjehrrën e saj, Silva ka treguar se shkon shumë mirë më të. Këngëtarja tregoi se ajo priste në makinë, ndërsa ai u ngjit në shtëpi për t’i treguar nënës së tij për marrëdhënien me Silvën.

“Dafi më tha dua të ngjitem pak lart, por u vonua goxha. Kur zbriti, tha vjehrra “hajde Silva të të takoj ndryshe tani”. Vetëm se nuk mbaroi me kaq. Atje lart, para se të takonte nusen, ajo i kishte thënë të birit: “Dëgjo, po e mërzite Silvën, nuk je më djali im…”

Më tej ajo ka rrëfyer dhe porositë e para që bashkëshorti i saj, Dafi i dha para se të vizitonin familjen e tij në dimër. “Mos më bërtit para njerëzve dhe mos më puth”, ka qenë porosia e këngëtarit për partneren e tij.

SHKARKO APP