Simon Cowell ka përfunduar në burg në moshën 12-vjeçare
Simon Cowell ka rrëfyer se përfundoi në burg në moshën 12-vjeçre për shkak se kishte nxjerrë një pistoletë false në një autobuz.
Ylli 58-vjeçar bëri këtë rrëfim të çuditshëm në një intervistë për programin “This Morning”.
“Ishte një shaka. I vendosa shoferit të autobuzit një pistoletë false në kokë dhe i thashë që të na merrte deri në Watford por ai nuk ndaloi. Ditën tjetër isha në Watford me Rak-SI dhe iu tregova historinë. Pastaj herën e fundit që shkova në atë lagje, përfundova pas hekurave”.
Simon nuk ka zbuluar se sa kohë ka qëndruar në burg por nga rrëfimi i tij është lënë të nënkuptohej se ka qënë një qëndrim i shkurtër.