Situata me Edin dhe Drilonin, Sara: Gabimi im më i madh ishte që ja dhashë dorën

Situata në ”Big Brother Kosova Vip 3” tejkaloi në një përplasje të fortë mes banorëve. Sara ka diskutuar me Vullnetin për bisedën e bujshme mes Edit dhe Drilonit që bëri xhiron në rrjetet sociale.

Dyshja kishin diskutuar për të, dhe për një moment, Edi dëgjohet duke e ofenduar Sarën rëndë. Pasi u shfaq klipi brenda shtëpisë, Sara shkoi tek Edi dhe Driloni për të kërkuar sqarim dhe arsyen se pse ishin shprehur në atë mënyrë. Edi i kërkoi falje dhe si përfundim ajo i zgjati dorën duke i pranuar faljen.

Sara është shprehur e penduar për veprimin, sipas një bisede që pati me Vullnetin. ”Duke nisur nga fakti që kuptova që çdo gjë ishte një mashtrim sy më sy, edhe gabimi im më i madh ishte që ja dhashë dorën, sepse ma ai hodhi poshtë dorën direkt”, u shpreh Sara.

SHKARKO APP