Situata në Gaza dhe polemikat e Eurovizion: A mund të shpallet sonte Izraeli fitues?
Sonte është finalja e Eurovision 2024 që mbahet në Malmo të Suedisë. Me më shumë shanse deri tani konsiderohej kënga kroate e Baby Lasagna, por pak para finales po përmendet gjithnjë e më shumë edhe kënga izraelite e Eden Golan, përfaqësueses 20-vjeçare nga Izraeli, që ndodhet në vendin e dytë tek këngët me më shumë shanse për fitoren.
Eurovizioni nuk do që të jetë politik, por vetëm një festë e madhe e muzikës. Megjithatë konflikti në Gaza e ka shoqëruar këto ditë këtë festë muzikore. Megjithëse unioni i transmentuesve europianë, EBU përpiqet të pengojë që konflikti në Gaza të hedhë hije mbi muzikën, protestat e kanë shoqëruar këtë eveniment. Eurovizioni 2024 është shoqëruar nga protesta të gjera kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garën muzikore.
Mijëra vetë në Malmo e kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Që politika ka pasur efekt në Eurovizion u vu re edhe para dy vjetësh, kur Rusia filloi luftën në Ukrainë. Atëherë fitoi Orkestra Kalush e shoqëruar nga një përkrahje e jashtëzakonshme e publikut. Përfaqësuesit ukrainas e përdorën fitoren për mesazhe politike.
Të shtunën policia ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie në Malmoe dhe mbështetet nga forca policore nga Danimarka e Norvegjia.
Ndërkohë një incident gjatë provave të përgjithshme ka bërë përfaqësuesi i Holandës të përjashtohet edhe nga provat e dyta gjenerale të finales. Shkak për këtë janë hetimet e mëtejshme në lidhje me një incident me muzikantin. Nuk është e qartë përse bëhet fjalë në këtë incident, mediat suedeze kanë njoftuar për një goditje me shuplakë nga përfaqësuesi i Holandës, dhe ky rast është duke u marrë në shqyrtim.