”Sjellja e mirë nuk më ka çuar askund”, Lela flet për ndryshime në lojë

Lela, banorja e cila ka qenë kryefjalë e shtëpisë së ”Big Brother Kosova Vip 3” ditët e fundit, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me lojën e saj, duke paralajmëruar një qasje krejtësisht të re nëse arrin ta kalojë këtë javë nominimi. Ajo shprehu zhgënjimin e saj me strategjinë që ka ndjekur deri më tani, duke vënë në dukje se sjellja e saj e mirë dhe e edukuar nuk ka dhënë rezultatet që ajo priste.

”Fshije që sillna qishtu, jam sjellë shumë mirë dhe e edukuar edhe me persona që nuk e kanë merituar. Krejt kjo mirësi e imja më doli kundër. Nëse të premten e kaloj, nëse jam këtu, i ‘dekt’ baba asaj pune që unë do mundohem të jem e mirë apo e sjellshme, se këto gjëra nuk më kanë çu askund”,- tha Lela, duke theksuar vendosmërinë e saj për të ndryshuar tërësisht mënyrën si e luan lojën.

Kjo deklaratë e banores ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të banorëve të tjerë, duke ngritur pyetje për mënyrën se si mund të evoluojë dinamika brenda shtëpisë nëse Lela e kalon këtë sfidë. Ajo po përgatitet për një qasje më strategjike dhe ndoshta më agresive, mbetet për t’u parë nëse ndryshimi i sjelljes së saj do të jetë çelësi për të vazhduar garën dhe për të fituar simpatinë e publikut.

Lela paralajmëron që do ta ndryshojë lojën

 

SHKARKO APP