S’ka për t’i pëlqyer aspak familjes mbretërore, dokumentari me të pathënat e Princeshë Dianas

Sikur të mos mjaftonin gjithë dramat që po ndodhin në familjen mbretërore (largimi i Meghan-it dhe Harryt, padia e tyre ndaj tabloidëve, anulimi për të disatën herë i dasmës së Princeshës Beatrice, prekja e Princit Charles nga koronavirusi, izòlimi i familjes larg njëri-tjetrit etj.), duket se një tjetër drámë është rrugës.

Bëhet fjalë për një dokumentar për Princeshë Dianan, ku mes shumë gjërave thuhet edhe që princesha ka tentuar të vrásë veten.

Sipas The Sun, dokumentari me disa seri, që quhet “Being Me: Diana”, do të tregojë për betejat me shëndetin mendor, çrregullimet e të ngrënit, për martesën e palumtur me Charles dhe për fëmijërinë e dhímbshme.

Seriali që do të transmetohet në Netflix do të shfaqë edhe fjalime të padëgjuara të Princeshë Dianas, që i përkasin viteve 1990-92. Gjithashtu do të ketë intervista me njerëzit e saj të afërt dhe do të fokusohet në problemet e saj pak para se të ndahej zyrtarisht nga Charlesi.

Sipas burimit, ky dokumentar s’ka për t’i pëlqyer aspak familjes mbretërore:

“Mbretërorët, ashtu si familja Spencer do të refuzojnë të marrin pjesë. William dhe Harry do të mërziten shumë. Është edhe më e vështirë për Harryn, pasi ai po punon me Netflix. Nuk është një kohë e përshtatshme për diçka të tillë, pasi mbretërorët janë ende të prekur nga largimi i Harryt dhe Meghanit.”

Mbetet për t’u parë si do të reagojë familja mbretërore ndaj këtij dokumentari, apo nëse do të reagojë.

SHKARKO APP