Skandal në familjen e njohur të modës, trashëgimtraja e Gucci-t: Njerku abuzoi seksualisht 16 vjet me mua, nëna e gjyshja e fshehën

Ata janë padyshim një nga familjet më të famshme të modës në botë, por një skandal po i ndjek nga pas. Bëhet fjalë për familjen e njohur Gucci, aq të dashur për miliona njerëz.

“Daily Mail” boton sot dëshminë e trashëgimtares së familjes Gucci, Alexandra Zarini e cila thotë se është akuzuar seksualisht nga njerku i saj për 16 vjet, ndërsa fajësoi nënën dhe gjyshen se e kanë fshehur ngjarjen.

Alexandra është vajza e Aldo Gucci-t (djali i madh i themeluesit të grupit, Guccio Gucci), dhe ka ngritur një padi këtë javë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

Swiss Digital Desktop Reklama

35-vjeçarja pretendon se njerku i saj, Joseph Rafalo abuzoi seksualisht për vite me radhë me të dhe akuzon nënën e saj, Patricia Gucci dhe gjyshen, Bruna Palombo, që ishin përfshirë në mbulimin e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zarini pretendon se Rafalo, një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës, filloi të abuzonte me të në moshën gjashtë vjeçare dhe se tmerri vazhdoi deri në moshën 22 vjeçare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?