Skandali i Hollywood, Weinstein akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni

Producenti i famshëm i Hollywood, Harvey Weinstein përveç akuzave për ngacime seksuale e përdhunim, tani po përballet me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Aktorja britanike, Kadian Noble e paditi në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së të hënën, duke e akuzuar se e ka joshur në një dhomë në hotel në Kanë të Francës, me premtimin se do t’i jepte një rol në film, por në vend të kësaj e ka detyruar të bënte veprime seksuale. Padia e depozituar në gjykatë, nuk e akuzon Weinstein për trafikimin, apo shfrytëzim prostitucioni. Por ligji penal ndalon përdorimin e forcës, kërcënimit, apo detyrimin për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të vlerës, duke u konsideruar si shfrytëzim prostitucioni. Wenstein shkeli ligjet mbi shfytëzimin e prostitucionit. “Vlera” në këtë rast është fitimi i një roli në një nga filmat e Weinstein. Padia e Noble-it pretendoi se producenti i premtoi asaj një rol në një projekt të Kompanisë Weinstein dhe se e ftoi atë në dhomën e tij të hotelit në shkurt të vitit 2014 në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?