Skandali Weinstein, gruaja e regjisorit thyen heshtjen: Nuk dija asgjë për sulmet seksuale
Gruaja britanike e producentit që kërkonte seks në këmbim të karrierës, Harvey Weinstein ka thyer heshtjen e saj duke treguar se nuk dinte asgjë për sjelljen e bashkëshortit.
Georgina Chapman, e kontaktuar nga “Mirror” për ka thënë se vazhdon të jetë e zemëruar dhe të ketë shenja mosbesimi pasi më shumë se 80 gra dolën për të akuzuar Weinstein për sulme seksuale.
Ajo e ka vuajtur shumë këtë skandal pasi ka ndikuar dhe në shëndetin e saj, gjë që i solli rënien e menjëhershme nga pesha.
42-vjeçarja që është duke punuar për procedurat e divorcit ka thënë se qan shpesh për faktin se gjithçka mund të ketë ndikuar tek fëmijët.
“Ekziston një pjesë e imja që ishte shumë naive. Kam momente zemërimi, konfuzioni dhe mosbesimi. Humba 4.5 kg në 5 ditë. Nuk haja dot asgjë. Koka po më plaste. Ishte e vështirë sepse shkruheshin artikuj për të dhe duhet të largoja fëmijët”, tha stilistja, bashkëthemeluese e firmës së modës Marchesa për “Mirror”
KOHA JONË SONDAZH

