Soni Malaj: Boll me gënjeshtra dhe spekulime…

Intervista e Soni Malajt këtë fundjavë për Bluetooth ka qarkulluar me shpejtësi në të gjitha portalet dhe mediat online.

Deklarata e saj për një lojë të pistë në prapaskenat e Këngës Magjike ka ndikuar jo pak në publik, megjithatë e pyetur nëse “urdhri” për të mos shkruar apo promovuar emrin e saj vinte nga Ardit Gjebrea apo nga produksini, Soni e mohonte: “Po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë… Por nuk mendoj se urdhri ka ardhur nga produksioni dhe Arditi”.

Megjithatë, titujt mediatikë kanë qenë nga më të ndryshmit, aq sa kanë prekur edhe emrin e producentit të festivalit Ardit Gjebrea. Pasi ka lexuar disa shkrime dhe tituj të tillë gjatë paradites së sotme, Soni ka reaguar ashpër këtë herë duke sqaruar atë që ka thënë në të vërtetë, që ndryshon nga ajo që është shkruar: “Boll me gënjeshtra dhe spekulime, na lini të shijojmë finalen e “Kënga Magjike”, se asnjë nuk është kundra askujt!! Dhe ate fjalën “paranojake” ta mbajë ai që ka bërë shkrimin dhe mos guxoni më të më vini epitete të tilla. Jam e lumtur që jam pjesë e “Kenga Magjike”, në këtë aktivitet muzikor madhështor dhe me një produksion superprofesionist”.

“Për vete më mbaj”, kënga pjesëmarrëse e Soni Maljat në Këngën Magjike, është gjithsesi një prej këngëve më të pëlqyera, me ritëm dhe me performancë të vështirë.

SHKARKO APP