Soni Malaj: Kjo është arsyeja madhore që do më kthente në bashkëpunim me Flori Mumajesin

Vazhdojnë të nxjerrin të reja lojërat e “Shiko kush luan.” Kësaj radhe ishin përballë këngëtarja shumë e ndjekur Soni Malaj dhe deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati. Njëra nga lojërat e spektaklit ishte se kundërshtari duhej t’i përgjigjej me sinqeritet pyetjes ose në të kundërt duhet të pinte një gotë me raki.

Pyetja e deputetit Bushati për Soni Malajn ishte së për çfarë arsye do të ribënte një bashkëpunim me Flori Mumajesin. “Me Florin do te bashkëpunoja. E kam mik. Nuk kam arsye madhore për momentin për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por do të rikthehesha në çdo kohë.” – u përgjigj Soni. Por insistimi i Ervinit për një përgjigje më të qartë e detyroi Sonin të zgjeronte përgjigjen e saj: – “Për një mision humanitar, apo nëse fansat tanë do e kërkonin, atëherë do të bashkëpunoja me të.”

Mesa duket, Soni dhe Flori vazhdojnë të jenë miq, dhe ku i dihet, ndoshta do të kemi ndonjë bashkëpunim të tyre së shpejti./class

SHKARKO APP