Edhe pak orë kryeqyteti shqiptar do të jetë kryeqendra e muzikës europiane

Bashkia e Tiranës ka lajmëruar prej kohësh se duke filluar me datë 26 gusht, pra sonte, te Parku i Liqenit do të fillojë Sunny Hill Festival me këngëtarët më të mirë të Europës.

Ky festival do të vazhdojë për tre netë, duke e kthyer Tiranën në një kryeqendër europiane të muzikës VIP, falë kontributit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Ka qenë një javë fantastike kjo për Tiranën. Gjysma e parë e javës ishte e fokusuar te sporti, me Luizën dhe Flor Markun që fitoi. Tani është skuadra e artistëve shqiptarë dhe Liqeni i Tiranës është transformuar në mënyrë të paimagjinueshme në kaq pak ditë dhe kaq pak orë. Do të funksionojmë praktikisht 24 orë. Dyert hapen që në orën tre dhe i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë radhën. Duam që të gjithë që të bëjmë qejf, të kënaqemi por në mënyrë të përgjegjshme. Për rendin do të angazhohet policia Bashkiake. Në dallim ndoshta nga Gërmia, këtu kush jeton në Tiranë të mos vijë me makinë, t’i ruajmë vendet e parkimit për ata që do vijnë nga Greqia, Maqedonia, Italia, Mali Zi e kështu tregohemi ne nikoqirë duke ardhur vetë në këmbë për të mos shtuar trafik”, tha Veliaj sot pasdite, pak orë para fillimit të festivalit.

E teksa kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se “duam që Sunny Hill ta kthejmë në një hapësirë permanente të Festivalit dhe për evenimente të ngjashme”, Dukagjin Lipa tha se “është kënaqësi të jesh në Tiranë dhe të shohësh rininë e Tiranës dhe Prishtinës së bashku, duke u përgatitur për të kaluar tre ditë fantastike”.

“Jemi në një vend që është shumë unik shumë i veçantë për të pasur një festival të tillë. Është hera e parë në Tiranë por shpresoj se do kalojmë një kohë të mirë. Kemi artistët më të popullarizuar në Evropë”, tha ai.

Ja programi sipas datave për kengëtarët:

26 gusht

Action Bronson
Fedez
Tananai
Dafina Zeqiri
Capital T
Dren Abazi
Art Lokaj
Sancet
Cryjaxx
Art Halili

27 gusht

Hardwell
Afrojack
Regard
Merk&Kremont
Drop G
Kamela
Ampov
Vin Veli
Lekë

28 gusht

Stormzy
Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula
Mozzik & Getinjo
Elgit Doda
Asgjë Sikur Dielli
Nika Paris- Vegas Jones- Rooms
Barny Fletcher
Alban Chela
Ardian
Rrrrron

SHKARKO APP