Anxhela Peristeri shkëlqen në Eurovizion

Sonte do të zgjidhet fituesi i Eurovision 2021, i cili këtë vit, po zhvillohet në Rotterdam të Holandës.

26 shtete do të konkurojnë për çmimin fitues, që njëherësh, përcakton edhe vendin ku do të mbahet Eurovisioni vitin e ardhshëm. Shqipëria, këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila vjen në këtë festival me këngën “Karma”.

Këngëtarja e njohur, e cila shkëlqeu në natën gjysmëfinale, ka dhënë një intervistë për median kosovare “Telegraf”. “Eurovisioni është një skenë aq e madhe, me një audiencë aq të madhe sa që kontrollimi i emocioneve gjatë performimit është shumë i vështirë. Në momentin që dëgjuam se ishim në finale, isha shumë e lumtur dhe emocione te jashtëzakonshme që është vështirë të përshkruhet sidomos kur aspak nuk e prisja që ne të emërohemi si kualifikuesi i parë. Ishte një moment shumë i bukur”, është shprehur Anxhela Peristeri.

Sakaq, Anxhela ka treguar edhe emocionet e natës së sotme, ku në mënyrë të veçantë kishte një thirrje për të gjithë shqiptarët e diasporës që ta votojnë.

“Jam shumë falenderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela Peristeri.

Pra votoni numrin 02!

SHKARKO APP