Sonte nuk ka PRIME, Arbana u lë kohë banorëve: Shihemi të shtunën, me vendimin tuaj për të vijuar apo jo garën
Big Brother vendosi që t’u tregojë banorëve atë se çfarë ndodhi, ku godina u sulmua me breshëri kallashnikovi, e ku humbi jetën roja Pal Kola. Luiz Ejlli shpërtheu në lot, pasi e njihte personalisht. Për këtë arsye, ai tha se nëse do ta fitojë, do i japë një pjesë të konsiderueshme të parave familjes së Pal Kolës.
Nga ana tjetër, moderatorja Arbana Osmani tregoi se do të jenë banorët ata që do të vendosin nëse duan ta vazhdojnë lojën ose jo.
“Do reflektoni, nëse doni të lini shtëpinë, ju mirëkuptojmë, nga ana tjetër ju vëmë në dispozicion çfarë të keni nevojë, përfshirë edhe në një komunikim në telefon me familjarët, transparentë për publikun që të jeni të qetë dhe pastaj të merrni një vendim dhe të jeni ju nëse do e vazhdoni. Nëse do e ndërrisni të gjithë, ne ju mirëkuptojmë”, tha Arbana.
Kujtojmë se produksioni vendosi shtyrjen e reality-show me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj. Sonte nuk ka PRIME, dhe emisioni do të vazhdojë të shtunën.