“Sot e thirrën ëngjëjt”, Era Rusi humb personin e shtrenjtë të familjes
Këngëtarja shumë e njohur për publikun shqiptar, Era Rusi, ka humbur sot një prej personave më të shtrenjtë të familjes së saj.
Gjyshja e saj ka ndërruar jetë ndërsa këtë lajm të hidhur e ka dhënë vetë Era në rrjete sociale.
“Gjyshen time te shtrenjte sot e thirren engjejt”- shkruan ajo krahas potimit.
Disa ditë më parë, Era konkurroi në Festivalin e 59-të të RTSH-së, ku fituese u shpall Anxhela Peristeri.
Duke qenë se para rezultatit u përhapën zëra për fitoren e Anxhelës, Era reagoi.
Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, Era e cilësoi ngjarjen skandaloze, pasi mediat janë bazuar nga një postim i marrë nga një individ në llogarinë e tij në Facebook.
“Personi që e ka bërë, e ka hedhur në facebook-un e tij personal, me një juri që e kishte zgjedhur vetë. Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze”- është shprehur Era.