Sot finalja e ”Junior Eurovision”, Rama thirrje shqiptarëve: Mbështetje me votë për Kroni Pulën

Kryeministri Edi Rama jep mbështetjen për përfaqësuesen e Shqipërisë në ”Junior Eurovision Song Contest 2025”, Kroni Pula. Rama e cilësoi këngën e saj si një super krijim edukativ, duke theksuar mesazhin e fortë për dashurinë ndaj tokës dhe shëndetit.

Kreu i qeverisë i bën thirrje qytetarëve që të mbështesin dhe të votojnë talentin dhe energjinë e nxënëses së shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, e cila përfaqëson Shqipërinë në këtë konkurrim ndërkombëtar të muzikës për fëmijë.

“Le të mbështesim dhe votojmë energjinë, talentin dhe mesazhin e bukur të këngës nga Kroni Pula, që përfaqëson Shqipërinë tonë në Junior Eurovision Song 2025”, shkruan Rama, duke ndarë linkun zyrtar të votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?