Sot finalja e “Këngës Magjike”, Rozana Radi një nga favoritet për të fituar
Sot në mbrëmje do të zhvillohet finalja e edicionit të 18-të të “Këngës Magjike”.
Një nga favoritet për të fituar kompeticionin është këngëtarja Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”.
Performanca e saj natën e parë të festivalit u pëlqye aq shumë, sa që në fund, shumë nga të pranishmit u ngritën në këmbë.
Këngëtarja u detyrua të kthehej edhe njëherë në skenë pasi përshëndeti publikun, për të shijuar duartrokitjet e shumta.
Ndërkohë në garë kanë spikatur Artiola Toska ft.Bruno,Arilena Ara, Alar Band ft.Klea Huta,Soni Malaj,Alban Ramosaj,Valon Shehu, Flaka Krelani, Endri & Stefi Prifti,Anxhela Peristeri etj.