Sot ka datëlindjen, por Elvana suprizon fansat (VIDEO)

Elvana Gjatës i pëlqen që për datëlindje të surprizojë ajo. Kujtojmë publikimin e dokumentarit të saj të parë dhe koncertin akustik për promovimin e albumit EP “3, Live Sessions” në vitin 2018. Këtë vit, tradita përsëritet. Elvana feston sot datëlindjen, por surpriza ishte për publikun, pasi krejt papritur pa asnjë paralajmërim të mëparshëm, ajo publikoi baladën “Thirr”.

Kënga e orkestruar nga Darko Dimitrov rrëfen për një histori dashurie, ku njëra palë kupton se është shumë për tjetrën. Siç mund ta shihni në komentet në YouTube, ndonëse ka pak që është publikuar, “Thirr” është pëlqyer menjëherë.

Kjo është hera e parë që Elvana rikthehet në muzikë pas më shumë se një viti. “Me tana” ishte projekti i saj i fundit. Ndoshta pandemia, ndoshta dëshira për t’u “izoluar” dhe për të krijuar qetësisht, ose ndoshta të dyja, e mbajtën larg skenës muzikore.

SHKARKO APP