Sot mbushi 48 vjeç muza e botës së modës, Naomi Campbell

Muza frymëzuese për stilistët më të mëdhenj në vitet ’80 – ’90, supermodelja Naomi Campbell mbushi sot 48 vjeç, por asgjë nuk ka ndryshuar në pamjen e saj.

Ajo është gjithmonë e rëndësishme në pasarelat e modës dhe si imazh në revistat më prestigjioze. Në 4 qershor ajo do të kurorëzohet “Fashion Icon 2018” nga shoqata që shpërblen personalitetet e botës së modës.

Me origjinë xhamajkane, Naomi ka lindur në Londër në vitin 1970. Për 30 vjet, ajo është pjesë e pasarelave të modës dhe është cilësuar si “Pantera e zezë”, për paraqitjen e saj dhe bukurinë që e bën të veçantë nga modelet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitet ’90 ajo ishte pjesë e “Big Six”, grupit të famshëm të 6 supermodeleve, së bashku me Cindy Crawford, Claudia Schiffer, Linda Evangelista, Christy Turlington dhe Kate Moss. Por ndryshe nga shumë kolege, karriera e saj nuk është ndalur asnjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasioni i Naomit mbetet moda duke mbështetur dhe promovuar edhe femrat afrikane, ku jo rastësisht në mars mori pjesë në javën e modës në Lagos, Nigeri. Por jo vetëm kaq, që nga viti 2005, me iniciativën e ‘Charity Moda’, vazhdon të mbledhë fonde për shkaqe të ndryshme humanitare (të ardhurat këtë vit do të shkojnë për “Save the Children” dhe “Time’s Up”).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?