Spotify zbulon këngën më të dëgjuar gjatë 2024-ës

Kënga e Billie Eilish, “Birds of a Feather” ishte kënga më e dëgjuar në Spotify gjatë vitit 2024.

Kënga e albumit të tretë të këngëtares, “Hit Me Hard and Soft”, ka grumbulluar rreth 1,781,000,000 dëgjime që prej publikimit të saj në muajin maj.

Kënga u ngjit në vend të dytë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në 100 Këngët e Billboard në SHBA. Deri më tani ka tri nominime në çmimet Grammy për këngën më të mirë të vitit dhe performancën pop më të mirë solo.

Në vend të dytë qëndron Sabrina Carpenter me “Espresso” e cila ka rreth 650.000 më pak dëgjime se sa ajo e Billie.

Billie Eilish - BIRDS OF A FEATHER (Official Lyric Video)

SHKARKO APP