Sqarohet Rita Petro: Jeni keqkuptuar, unë mallkoj atë që kryen incest

Poetja Rita Petro e ftuar sot tek Arian Çani në emisionin “Zonë e lirë, ka deklaruar se poezia e saj që fliste për incestin (motër-vëlla) është keqkutuar nga të gjithë. Pas një debati të fortë që pati me pastorin Akil Pano, Petro u shpreh:
“Argument im i fundit është ky: Poezia quhet “Mallkimi i parë”. Pra incest është mallkimi i parë i botës. Unë them “Blasfemi”, ju më akuzoni me vargjet e mia. Unë shkruaj në veten e parë. Unë marr mëkatet e gjithë botës. Poeti është si një prft. Që ta dini unë jam kundër incestit. Ajo që flet (personazhi) është e mallkuar”. /Opinion.al

SHKARKO APP