Stine dhe Graciela flasin për ndarjen dhe ribashkimin si çift (VIDEO)

Këngëtari Stine dhe partnerja e tij, Graciela, u ndanë vitin e kaluar, ndërsa u ribashkuan sërish. Duke qenë se ishin të ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, dyshja kanë folur për herë të parë për lidhjen e tyre, ndarjen dhe ribashkimin. Loja me tabela i vuri Stinen dhe Gracielën përballë pyetjeve që zbuluan diçka më shumë për publikun.

Vendimin për tu ndarë si dhe atë për tu ribashkuar e morën të dy, pasi si Stine ashtu dhe Graciela ngritën tabelat kur këto pyetje u bënë. Graciela rezultoi të ishte më xheloze në lidhje, teksa po kjo e fundit është ajo që do më shumë vjehrrën.

Siç dihet, çifti janë prindër të një vajze të quajtur Estia e cila sipas tyre i ngjason Stines në pamje. Babi Stine dëshiron që e vogla e tij të bëhet çfarë të dojë kur të rritet përfshirë këtu edhe këngëtaren.

Sfida të ndarë apo bashkë, Stine & Graciela, Shiko kush LUAN 3, 4 Janar 2020, Entertainment Show

SHKARKO APP