Stivi Wonder në altar për herë të tretë, ceremonia e dasmës në Xhamaika

Ai po përgatitet për të thënë po për herë të tretë. 67 vjeçari Stevie Wonder ka njoftuar datën dhe vendin e martesës së tij me të dashurën Tomeeka Robyn Bracy, 42 vjec, me të cilën ka dy fëmijë nga 9 gjithsej, në 17 qershor në një plazh në Xhamaika.

Lista e të ftuarve është spektakolare dhe ceremonia pritet të jetë një show i vërtetë i mbushur me shumë surpriza. Mes të ftuarve personazhe të famshëm përfshirë Elton John dhe Sam Smith.

Legjenda e muzikës soul, i cili ka fituar rreth 25 Grammy Awards në karrierën e tij, është shumë i lidhur me nëntë fëmijët e tij, të cilët janë respektivisht nga 3 deri në 42 vjeç, dhe të cilët do të marrin pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm.

Do të jenë ata në fakt shoqëruesit e nderit të çiftit, në ceremoninë që do të nisë në mëngjes dhe do mbarojë në mbrëmje. Këngëtari i verbër ka thënë që nuk e përjashton mundësinë që të performojë edhe vete në dasmë.

SHKARKO APP