Stresi flet pas sherrit: Policët janë djem e vajza nënash si ne (VIDEO)
Stresi (Arkimed Lushaj) ishte i pranishëm sot në protestën e opozitës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Në një postim në Facebook “Stresi” ka shkruar se është kundër dhunës ndaj policisë, ndërsa ka shtuar se ata janë djem e vajza nënash.
“Do jem gjithmone besnik deri ne dhe idealeve te mia!!! Miq te dashur missioni im dhe i shokve te mi ka qen qe asnje prej oficerave te policis te mos goditet dhe pse ata na goditen disa prej protestuesve. Jemi kundra dhunes ndaj policve sepse jan djem e vajza nenash si ne . Ndaj ju lutem stop prapagandave ne jemi njerzor por jo socialista”, shkruan këngëtari.
KOHA JONË SONDAZH

