Stresi surprizon nënën në mesnatë për ditëlindje

Këngëtari Arkimed Lushaj tashmë i njohur  si Stresi, ka surprizuar nënën e tij në mesnatë për ditëlindjen e  saj. Ai ka trokitur në derë me një buqetë lule në dorë.

Përveç surprizës në shtëpi, ai surprizon dhe në “Instagram”. I dedikon nënës së tij fjalët më të bukura.

Mam , nuk di si ta shpreh me fjale as me shkrim ate qe dua te te them ! Unë e di qe nuk jam djali më i mirë në bote . Te kam zemëruar, te kam bërë me dhimbje koke e lene pa gjume..Ti me prite po njesoj gjithmone pa gjume! Ke qenë gjithmonë krenare për mua, te kane gëzuar sukseset e mia dhe dështimet e mia i ke pranuar po njesoj . Me ke shtyrë gjithmonë për të ndjekur ëndrrat e mia, për të kapërcyer pengesat. Ke patur gjithmonë besim në mua, edhe në momentet kur une nuk besoja me në veten time.Ti ishe mbeshtetesja ime , shkëmbi im. Je personi i parë qe rend ti jap lajmin e mirë, askush me shume se ti nuk gezon per mua ! Etalon i miresise e dashurise edhe 100 te tjera prane nesh ! Bota ime gezuar ditelindjen! Per Gjith Boten Je Thjesht Nje Nene Per Mua Je Bota ime Mam– shkruan Stresi në Instagramin e tij.

stresi

SHKARKO APP