Stresi tregon këngët favorite në ‘Kënga Magjike 2017’
Këto javë artistët tanë po paraqesin këngët e tyre konkurruese për festivalin ‘Kënga Magjike’.
Nga ata artistë që deri tani kanë bërë të ditur pjesëmarrjen në këtë festival, shihet se do të ketë garë të fortë mes tyre, shkruan lajmi.net.
Në mesin e artistëve që po marrin pjesë në këtë edicion të ‘Kënga Magjike’ janë edhe Elhaida Dani, Filloreta Raçi-Fifi, Besnik Qaka-NRG Band, Samanta Karavella, Çiljeta Xhilaga dhe Stresi, ky i fundit në duet me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën.
Edhe pse janë konkurrentë mes vete, disa prej artistëve nuk e kanë fare problem të tregojnë hapur se kë prej artistëve e mbështetin në këtë festival.
Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka bërë të ditur se cilat janë dy këngët që ai i pëlqen në këtë festival, e para është kënga e tij “Sa herë e don” dhe tjetra është “E ngrirë” nga Elhaida Dani.