Stresi u martua dhe u divorcua

Stresi, reperi shumë i zhurshëm, i ftuar në “Pardon My French” foli për jetën e tij private dhe tregoi se ka finalizuar divorcin nga ish-partnerja, Kejsi. Kanë qenë të martuar ashtu fshehurazi, por meqë i kanë dhënë fund lidhjes, rrjedhimisht ka ardhur edhe kërkesa për divorc. “Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria”, u shpreh reperi.

Mandej, vijoi: “U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe shkruan që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë ‘wow’.”

Kejsi dhe Stresi kanë qenë të lidhur për një kohë të gjatë. Ata ishin fejuar fshehurazi prindërve dhe e shijuan romancën e tyre për disa vite, derisa i dhanë fund përfundimisht raportit të tyre. Stresi ka folur shpesh për Kejsin, sidomos gjatë qëndrimit të tij në “BBVK 1”, ku shpeshherë tregoi se qëllimi i tij ishte që të ribashkohej me të. Kjo nuk ndodhi dhe Kejsi, përmes një videoje i bëri thirrje që ai të shijonte eksperiencën dhe të mos e përmendte më.

SHKARKO APP